Është miratuar me 74 vota pro dhe 4 kundër buxheti i vitit 2024. Menjëherë pas votimin kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar mbylljen seancës së sotme plenare.

“Hapim votimin për miratimin e buxhetit 2024. 74 vota pro, 4 kundër, asnjë abstenin. Këtu mbyllet seanca. Seanca tjetër do ju njoftohet.”, tha Nikolla.

Katër deputetët që votuan kundër ishin: Flutura Açka, Andia Ulliri, Merita Bakiu dhe Seladin Jakupllari.

Kujtojmë se edhe sot kaosi dhe tensioni nuk munguan në Kuvend. Para nisjes së seancës deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës. Tensionet mes palëve nisën për karriget në Kuvend. Teksa Garda tentoi t’i ndalonte, deputët kanë arritur të mbledhin dhe të vendosin grumbull karriget para foltores.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm, 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.