Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë me një dalje për mediat ku ka bërë një bilanc të punës në terren të forcave të rendit.
Rrumbullaku tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast kur një punonjës i policisë të japë dorëheqje, për shkak të rregullores së vendosur, që të gjithë punonjësit me uniforma të largohen nëse kanë folur me SKY apo EncroChat.
“Procesi i vetëpastrimit të policisë mbetet një nga aspektet kryesore. Sa i takon dorëheqjeve të punonjësve të policisë për shkak të përdorimit të SKY, s’ka të tilla.”, tha ai.