Partia Socialiste do të mbajë ditën e nesërme Kongresin Kombëtar dhe Asamblenë, në një ditë simbolikisht të djathtë.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, analisti Leonard Olli parashikoi që kryeministri Rama të bëjë lëvizje në strukturat drejtuese të Partisë socialiste, për shkak të hetimeve tën isura nga SPAK për disa persona brenda kampit të mazhorancës. Nga ana tjetër, Olli theksoi dhe zjgehdjen e ditës nga socialistët, që sipas tij është bërë me qëllim.

“Nuk besoj se do kemi surpriza të mëdha. Ata e quajnë Kongresi i Jashtëzakonshëm, por është një kongres pune normal. Meqënëse ka disa investigime nga SPAK, Rama mund të kryejë ndryshime në struktura, ose lëvizje nga strukturat e larta të partisë. Besoj do ketë lëvizje, edhe pse nuk dua të bëj orakullin. Ajo që nuk mudn të shmang pa thënë, që ndoshta është dhe pa qëllim, pra që po zhvillohet një Kongres në datë 8, të premte. Do thonë është pushim, por edhe e shtuna është pushim. Nuk kishte pse ndërhynte në një ditë simbolike, që është Dita e Rinisë. Ajo ditë është e të gjithëve, por duke i vendosur një organizimi të tillë, që ka pritshmëri të larta në publik, do largojë vëmendjen nga dita e Rinisë, dhe do ta zhvendosë tek zhvillimet në PS.”– tha Olli.