Forcimi i dialogut dhe harmonisë ndërfetare / Pjesmarrës krerët e komuniteteve fetare dhe ambasadori hollandez

“Forcimi i dialogut dhe harmonisë ndërfetare” ishte tema e një aktiviteti që u zhvillua në Shkodër, ku pjesmarrës në këtë takim ishin krerët më të lartë të besimeve në vend, gjithashu mori pjesë edhe ambasadori holandez në vendin tonë.

Në fjalën e tij, ai tha se jam i suprizuar nga vendi juaj sa i takon harmonise fetare.

Shqiperia është një shembull për gjithë Evropën u shpreh ai

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, u shpreh se shpesh herë ka përpjekje për të ngritur probleme që ekzistojnë mes feve të cilat janë të pa vërteta.

Ndërsa Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë,Angelo Massafra, në fjalën e tij theksoi se në këto 30 vite janë bërë shumë përparime sa i takon kësaj teme

Pjesë e këtij takimi ishin edhe disa tema të tjera rreth bashkëjetesës fetare me pjesmarrjen e të rinjve . Ndërsa ky aktivitet u mbështet nga ambasada Hollandeze.