Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Argita Malltezi nuk do të jetë ajo që të garojë me të atin e saj. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Berisha u shpreh se ka një kod që i mbahet dhe se kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Po ashtu ai u shpreh se kur ai të mos jetë më në krye të PD-së, nuk mban më përgjegjësi se çfarë do të ndodhë.
“Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%. Se edhe unë kam kodin tim, që i përmbahem. Ajo nuk mund të jetë. Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj. Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje’, tha Berisha.