Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, u shpreh se ky qytet ndryshe nga vite më parë që ka mbajtur mbi supe, pluhur dhe shëmti sot ka një pasqyrë tjetër.
“Shkodra midis këtyre dy epokave ofron dy pasqyra shumë domethënëse për këdo që vota mendon se nuk ka rëndësi apo që të gjithë janë njësoj. Nëse të gjithë do ishim njësoj dhe Shkodra do ishte njësoj si para zgjedhjeve. Nëse do ishim të gjithë njësoj dhe Shqipëria do ishte njësoj dhe qytetet që kanë hyrë në një rrugë të re pavarësisht problemeve që kanë do ishin njësoj dhe nëse do ishin njësoj nuk do vinin në Shqipëri gati 10 milion turistë brenda një viti”.
Rama nënvizoi se për katër “muaj i kanë vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro”
“Disa projekte të rëndësishme kanë filluar të zbatohen. Brenda 4 muajsh apo më pak po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro për fillim”.