Disa persona janë shoqëruar nga policia në Lezhë ku do të merren në pyetje lidhur me vrasje e Entjan Nikulajt mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ndrësa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur ‘Ura e Trenit’. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt Entjan Nikulajt, kushëririt të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Autorët e atentatit janë ende në kërkim. Entjan Nikulaj ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës. Raportohet se autorët e atentatit janë larguar nga vendngjarja me një BMë me targa të cilat ishin vjedhur në Tiranë. Një makinë e djegur është gjetur në Rinas, ku dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së 40-vjeçarit. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndonëse dyshohet se motivi është gjakmarrja.