Pas rreth 30 viteve në karabina, mbulohet edhe një nga ndërtesat në zemër të pedonales “28 Nëntori” në Shkodër. Ditën e sotme, ndërtesa 3- katëshe, vazhdim i ish- Fotoketës “Marubi”, ka fshehur një imazh aspak të bukur.

Një ndërtesë private, e cila kishte nisur të ndërtohej pas viteve ’90, kishte mbetur pa u përfunduar. Shpesh herë, jo vetëm nga qytetarë shkodranë, por edhe turistë vendas e të huaj, e fotografonin dhe e shpërndanin si imazh “të çuditshëm” në rrjetet sociale.

Në bashkëpunim me pronarët, Bashkia Shkodër ka mundësuar mbulimin e saj, duke dhënë imazhin e një ndertese të përfunduar tashmë, me ngjyra në stilin e ndërtesave të kësaj pedonaleje.

Nisma e Bashkisë Shkodër nisi me një ndertesë private tek “Truma e Dugajëve të Reja”, për të vijuar me ish- Thertoren tek Ura e Bunës dhe shpresojmë të vijojë edhe në zona të tjera muzeale të qytetit.