![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2023/11/beci1-1-640x427-1.jpg)
Kryetar i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka zhvilluar disa takime me arkitektë, inxhinierë dhe ekspertë të huaj e shqiptarë për minimizimin e riskut të përmbytjeve në bashki dhe zhvillimin urban të qytetit.
Postimi i plotë:
Gjatë ketyre ditëve kam pasur takime shumë interesante e frymëzuese me arkitektë, inxhinierë dhe ekspertë të huaj e shqiptarē.
Kemi pasur diskutime të rëndësishme për një sërë projektesh dhe idesh për minimizimin e riskut të përmbytjeve në bashki dhe zhvillimin urban të qytetit në respekt të plotē të identitetit të tij.
Jemi duke punuar për një sërë projektesh transformuese për territorin e bashkisë sonë. Po zgjerojmë një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh brenda e jashtë Shqipërisë që po na ndihmojnë për vënien në jetë të programit tonë për Shkodrën si qendër rajonale. Është koha që potencialin e jashtëzakonshëm të territorit tonë ta kthejmë në më shumë ekonomi e mirëqënie për të gjithë.