Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Shkodër-Lezhë gjatë mesnatës. Një këmbësor është përplasur nga një makinë, por drejtuesi i mjetit ende nuk është identifikuar, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
68-vjeçari ishte banues në fshatin Troshan të Lezhës dhe humbi jetën si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.