Festat e 28 dhe 29 nëntorit kanë bërë që numri i hyrjeve dhe daljeve në territorin e Shqipërisë përmes doganës së Muriqanit të rritet. Ajo që vihet re është se numri i daljeve nga territori i vendit është më i lartë karahasuar me ata që vijnë në Shqipëri. Qytetarët duket se kanë vendosur që festat kombëtare t’i festojnë jashtë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të kësaj dogane, gjatë 48 orwve të fundit 8389 kanë hyrë në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë që kanë dalë nga territori i Shqipërisë 10446 shtetas

Si shkak i shtimit të sporteleve udhëtarëve nuk i është dashur të presin shumë gjatë për të kaluar kufirin. Gjatë kësaj të hëne, një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve ishin familjarë që kishin destinacion Malin e Zi dhe më pas kthimin brenda ditës për në Shqipëri.