Në një postim në rrjetet sociale, Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka paralajmëruar se shumë surpriza pritet të ndodhin në Shkodër përgjatë festive të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të ri.

Postimi në facebook:

#Gzon’Shkodër edhe pak ditë, me shumë surpriza në ditët festive Gjithkund festohet ASKUND SI NË SHKODËR Natën e mirë

Gzon’Shkodër duket se do të jetë edhe togfjalëshi që do të shoqërojë Shkodrën në 1 muaj festiv me lojëra, shumë ngjyra dhe këngëtarë të mirënjohur.
Bashkia Shkodër ka nisur zbukurimet për dekorin e fundvitit dhe gjithcka pritet të vezullojë në fillim të muajit Dhjetor, por ka edhe një ftesë për të gjithë, të zgjedhin Shkodrën për të festuar një Dhjetor plot ngjyra feste!