E nisur të enjten me tre duelet e para, Egnatia-Partizani, Dinamo-Erzeni dhe Tirana-Kukësi, java e 13-të e Abissnet Superiore vijon të premten me dy sfidat e tjera, Vllaznia-Laçi, dhe Skënderbeu-Teuta. 24 orë përpara kësaj ndeshje, ka qënë trajneri kuqeblu, Qatip Osmani, i cili në konferencën e shtypit organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, shprehi besim të plotë për fitore.
Për sfidën me Laçin, mungon kapiteni Balaj i skualifikuar me katër kartonë të verdhë, por jashë mbetet e Esat Mala.
Pozicioni në fundin e tabelës së klasifikimit e vë nën presion skuadrën për këtë ndeshje ku asnjë rezultat tjetër përpos fitores nuk konsiderohet pozitiv.
Në mbylljme tekniku kuqeblu flet edhe për kualifikimin e kombëtares kuqezi në Euro 2024.
Ndeshja, Vllaznia-Laçi, e vlefshme për javën e 13-të të Superiores, luhet pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.