Kjo ka qënë qëndra e qytetit të Koplikut mëngjesin e kësaj të merkure.

Reshjet intensive, dhe dalja nga shtrati i përroit të thatë në bashkinë Malësinë e Madhe ka shkaktuar dëmë në banesa dhe biznese ndërkohë që qëndra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qënë e pushtuar nga uji për disa orë.
Situata e krijuar nga reshjet intensive dhe fryerja e përroit të Thatë ka sjellë edhe angazhimin e strukturave të emergjencës në Malësinë e Madhe përfshirë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse…pamjet e policisë

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut ndërkohë që si pasojë e vershimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime edhe në infrastrukturën rrugorë ku disa rrugë të fshatrave janë dëmtuar.

Nga bashkia e Malësisë së Madhe, po bëhet evidentimi i dëmëve të shkaktuara nga moti keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm