Detaje të reja nga arrestimi i SPAK, ku u prangosën edhe zyrtarë policie, mes tyre dhe Erzen Breçani. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se mes personave të arrestuar janë Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustati.

Mësohet se Germizi, që tashmë ka mbiemrin Ajeti, akuzohet për krijim kushtesh për vrasje, ndërsa është një emër i njohur në botën e krimit në Kukës. I shpalluri në kërkim Ervin Mata akuzohet për trafik droge, ndërsa Dedan Gjoni akuzohet për krijim kushtesh për vrasje.

SPAK lëshoi 11 urdhërarreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani dhe djali i tij.

/Dosja.al