Megi Doçi është padyshim ndër futbollistet më të mira në Shqipëri. Sulmuesja dhe kapitenia e Vllaznisë dhe Kombëtares ka shënuar një gola spektakolar në Shkodër, gjatë kampionatit të vajzave.

Një krosim nga e djathta ka bërë që Doçi të bëjë një lëvizje që edhe futbollistët më të mirë në botë do e kenë zili. Gol me roveshatë nga hyrja e zonës dhe një mesazh se futbolli është për të gjithë.
Në fund edhe një ‘provokim’ nga Doçi, teksa në rrjetet sociale shkruan: “Kush nga djemtë e Superligës e realizon më mirë se unë?”.

???? Watch this video on Facebook https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0PhZssQGZJzgEgQM6m2fWCJFM6qGjQirvuQc92vWcaG7rZTsmt38XvhygjqHcNSH4l&id=100006733508875&mibextid=v7YzmG