Në fshatin Gjegjan, dyshohet se janë përfshirë në konflikt shtetasi F. M., 55 vjeç, me shtetasin F. Z., 36 vjeç dhe me nënën e tij, shtetasen B. Z., 60 vjeçe, të tre banues në këtë fshat.

Si pasojë e përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar të tre këta shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.