Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj asaj që pritet të ndodhi ditën e nesërme në Kuvend.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se forcat speciale të gardës, policisë dhe Reneas, pritet të jenë në sallën e seancës plenare, ku do votohet buxheti i vitit 2024, që të ndalojnë ndërhyrjen e deputetëve të opozitës.

Kryedemokrati shkruan gjithashtu se opozita është e vendosur betejën për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese dhe interesat e popullit opozitar në Parlament.

POSTIMI I PLOTË:

Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës. Ai ka urdhërua forcat speciale të gardës, policisë, Renean që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament.

Ai nesër ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve. Për të realizuar këtë, ai prej dy ditësh ka urdhëruar prova të përgjithshme të forcave speciale të gardës, Reneas dhe njesive speciale të policisë në sallën e Parlamentit, mjediset tjera, brenda dhe përreth ndërteses dhe oborrin e Parlamentit.

Përfaqësuesit e popullit opozitar nesër në betejën e tyre pa kthim, me guxim, vendosmëri do të mbrojnë fuqishëm dhe të pamposhtur pluralizmin politik, të drejtat e tyre kushtetuese, intersat e popullit opozitar në Parlament! Asgjë nuk mund të mposht opozitën e të drejtave të mohuara në betejën e saj pa kthim deri nëfitore!