Në ditën e dytë të vizitës në Parlamentin Europian në Bruksel, takova Deputeten Deborah Bergamini, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë dhe shtypin të Forza Italia, diskutuam mbi situatën e rëndë politike në Shqipëri, tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin, kapjen dhe përdorimin e të gjitha institucioneve nga ana e qeverisë për të sulmuar opozitën. Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të mbajtur peng opozitën dhe simbolet e saj. Shkatërrimin e parlamentarizmit. Shkrirja dhe bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të shtetit dhe drejtuesve më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar në vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve, si dhe faktin që me Ramën, vendi nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.
Folëm gjithashtu mbi domosdoshmërinë jetike për të rikthyer funksionimin e demokracisë, rikthimin tek zgjedhjet e lira dhe tek vlerat europiane si rruga e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin tonë të vështirë drejt antarësimit në BE.