“Qyteti si pëlhurë” është një nismë për të rijetëzuar godinat e vjetra të Shkodrës.
Ish-Thertorja pranë Urës së Bunës është objekti i parë që po gjallërohet plot ngjyra me motive tradicionale.
Artistët e muraleve në Shkodër e shumë nxënës nga shkollat 9-vjeçare kanë punuar së bashku për realizimin e kësaj nisme, mundësuar nga Bashkia Shkodër .