Boksieri shkodran Nelson Hysa nuk ndalet. Ai tashme është fituesi i titullit WBC CISSB në boks. Eventi që u zhvillua në parkun olimpik “Feti Borova” pa shkodranin më superior se rivali i tij Viktar Chvarkou.
Raundi i parë ishte shumë i kujdesshëm nga të dy boksierët, pavarësisht ndonjë goditjeje sporadike të lojtarëve në ring.
Në të dytin, Hysa ishte më përpara kundërshtarit, madje në fund të këtij raundi, 39-vjeçari lëshoi një breshëri të vërtetë grushtesh mbi bjellorusin Chvarkou.
Pas raundit të tretë, Chvarkou pësoi një dëmtim në krah dhe e kishte të pamundur vazhdimin e duelit. Tërheqja e boksierit solli fitoren e 12-të për Nelson Hysën, i cili mbrojti titullin kampion.
Nje bilanc i shkelqyer suksesesh me 12 fitore ne po kaq ndeshje te zhvilluara prej tij ne boksin profesionist, nderkohe qe plot 10 prej tyre jane me KO. Hysa para ndeshjes se sotme renditej ne vendin e 68=te ne Bote, por pas suksesit te sotem do te ngjitet edhe me lart.