Një video e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan duke mbajtur një fjalim është publikuar në rrjetet sociale dhe është bërë menjëherë virale. Në një moment, një grerëz i ka rënë Erdogan-it në shpinë, ku truproja i tij ka qenë në krye të detyrës dhe ka ‘përveshur mëngët’ edhe në këtë situatë.
Një nga rojet e sigurisë u afrua, e hoqi grerëzën nga pas, më pas e shkeli në dysheme dhe e vrau. Liderët e rangut të lartë duket se mbrohen mirë nga anëtarët e sigurimit dhe më së miri e dëshmon kjo video e presidentit turk.
Kamerat kapën të gjithë momentin epik, derisa videoja u bë virale në rrjet. Erdogan qëndronte pa lëvizur kur po jepte fjalimin e tij dhe me sa duket nuk e kishte vënë re fare se çfarë po ndodhte pas tij.
🐝 Security guard saved #Erdogan from wasp sting. The wasp was brutally killed by the guard's boot. pic.twitter.com/w4r8qIkIwF
— NEXTA (@nexta_tv) November 16, 2023