Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët është çështje mes dy qeverive. Në kongresin e Socialistëve të mbajtur në Malaga në Spanjë, ai tha se nuk dëshiron që të ndërhyjë në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Gjermania po e ndjek me kujdes paktin e Melonit me Tiranën.

‘Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Ajo që ka rëndësi në Evropë është të korrigjohen gjërat që nuk kanë shkuar mirë, të krijohet një mekanizëm solidariteti dhe që vendet mos të përpiqen të kapërcejnë të vetëm sfidat”, tha Scholz.

Sipas Scholz, migrimi i parregullt, duhet të reduktohet dhe do të bëhen nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian. Siç ndodh tani, për shembull, me Turqinë dhe mund të ketë edhe vende të tjera.

Por kryetarja e Partisë Demokratike në Itali, Elly Schlein, e cilësoi marrëveshjen si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kushtetutës”.

Sakaq nënkryetarja e parlamentit të BE-së Katerina Barleu, anëtare e rëndësishme e partisë Social-demokrate në Gjermani tha se: “Të kontraktosh menaxhimin e emigrantëve nuk është gjithmonë e gabuar, varet nga situatat”.

Në dhomat e kongresit u zhvillua edhe një takim dypalësh mes Barley dhe Schlein, i cili megjithatë duket se nuk i afroi delegacionet.

Por, partitë Socialiste Evropiane mbajtën pozicione të ndryshme në lidhje me marrëveshjen. Megjithëse nga Malaga, presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, i sapo rizgjedhur, ish-kryeministri suedez Stefan Löfven kritikoi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se nuk është zgjidhje për politikat e migracionit.

“Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo si qeveria e ekstremit të djathtë në Itali që dëshiron t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Nuk është një model progresiv”, Stefan.