Moti me shi gjatë ditës së sotme ka krijuar probleme të shumta në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se nga reshjet e shumta ka sjell prurje të shumta në lumin Gjadër, i cili ka krijuar përmbytje në këtë aks.
Po ashtu ka pasur dhe rënie inertesh në rrugë, duke bërë që kalimi në aks të jetë më i vështirë akoma. Ditën e sotme Lezha është përfshirë në reshje shiu të shumtë.