Nga një vëzhgim i bërë nga Rtsh Shkodra rezulton se në disa zona kryesore në qytet trotuaret janë të zëna nga shitësit ambulantë që vijojnë aktivitetin e tyre pa u penguar nga askush.
Shitësit ambulantë shfrytëzojnë trotuaret dhe hapësirat e tjera publike për t’i shitur mallrat e tyre, duke krijuar në këtë mënyrë minitregje në hapësira publike.Në afërsi të spitalit rajonal trotuaret janë zënë nga shitësit që tregëtojnë rroba të përdorura.
Ndërsa në disa rrugë të tjera tregtohen fruta perime, shitësit kanë zënë pothuajse gjithë trotuarin duke bërë që kalimtarët të ecin në rrugën e makinës. Megjithëse bashkia Shkodër ka zhvilluar shpesh herë kontrollet për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve sërish kjo problematikë nuk po merr zgjidhje.