“Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore madhështore mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Arenën e Demave” kanë mundur me “poker” skuadrën e Vllaznisë, në përballjen e vlefshme për javën e 12 të Kategorisë Superiore.
Sipari i golave për “djemtë” e teknikut Arbër Abilaliaj, me “fantazistin” Arinaldo Rrapaj, që dërgojnë topin në portën e Qarrit, në minutën e 21’-të të sfidës. Vetëm 12 minuta më vonë, Bekim Balaj ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi për të vendosur baraspeshën, mirëpo golat e Prekës e të Mehmetit, në fundin e pjesës së parë e çuan sfidën në 3 me 1, duke i dhënë një goditje të fortë “shkodranëve”.
Me fillimin e pjesës së dytë, “fantazisti” senegalez, Maguette Gueye lëshon një predhë nga jashtë zone për të “vulosur” përfundimisht rezultatin 4 me 1 dhe fitoren e thellë të “demave” të tij, në një përballje tejet të vështirë në letër, si kjo ndaj “kuqebluve”.
Falë këtij 3 pikëshi “të artë”, “Demat e Kuq” të Partizanit ngjiten në kuotën e 26 pikëve, po aq sa Egnatia kryesuese, por me një golavarazh më të ulët se “rrogozhinasit”. Në krahun tjetër, “kuqeblutë” e Vllaznisë mbeten në vendin e 8 të renditjes, me 13 pikë. /i.m /abcnews.al