Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët.
Kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.
Sipas PD-së, interpelanca do të jetë për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët
‘Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane, ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë transparencë!’- thuhet nga Çollaku.