Nga dita e sotme (6 nëntor) janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024.

Kryeministrin Edi Rama u shpreh se ky proces do të kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur një tjetër sezon veror.

“Mirëmëngjesi dhe me njoftimin se nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Bashkitë do japin ato parcela që janë të disponueshme dhe nëse gjykojnë se mund të jepen për menaxhim.

Të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.