Per herë të parë në Shkodër u çel cikli i tretë i studimeve doktoratë në “Ekonomi dhe turizëm i qendrueshëm”..! Synim që Fakulteti ekonomik ia ka vendosur vetes prej dy vitesh, por konkretiizmi i tij erdhi në 30 vjetorin e hapjes së Fakultetit ekonomik.
Për profesorët që u bënë pjesë e këtij projekti çelja e doktoraturës i jep një tjetër zhvillim këtij faklulteti.
Jam shumë i nderuar që vij në Shkodër pas 5 vitesh. Një insistimi i pedagogëve i cili tashmë u konkretizua me ciklin e tretë të studimeve. E sigurtë që kjo është një arritje e cila duhet vlerësuar për universitetin tuaj.
Irsida Kopliku dhe Arjan Gjuraj janë 2 prej 10 studentëve të brezit të parë të doktoraturës
Aktivitetet në kuadër të 30 vjetorit të Fakultetit ekonomik do të vijojnë përgjatë gjithë javës. Këtë të hënë nisën me ekspozitën e cila përmblodhi momente nga 3 dekada ndërsa do të pasohet nga konferenca shkencore.