Koment Opinion
Beneti, i Bashkisë që në Shkodër nuk e njihnim.
Besi Bekteshi
Bisedat te Ura Dervishbeg!
Me Benetin kohë përpara se të zyrtarizohej, por dhe pa u ditur se po dizenjohej një kryetar e bashki ndryshe, u takuam te lokali në lagjen e rrugën time, ose Uradervishbeg. Por dhe Beneti si unë është banori i kësaj rruge! Kishte lexuar shkrimet e mia, që kur ai u vendos në KESH e pastaj si deputet, ku thosha se Rama po përgatit Kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër. Por Benetit i kishte bërë përshtypje shkrimi ku unë shtroja pyetjen: kësaj rradhe, a e ka seriozisht Rama me Shkodrën?? E patjetër, aty dilte se ishin dy rradhë që socialistët praktikisht jua kishin falur qytetin administratorëve më të paudhë që nga 2015!
Beneti, për mua, po vinte si outsider dhe bisedat me të po më mbushnin plotësisht mendjen se ai ishte njeriu që nuk ishte i sëmurë nga dy vese të qytetit tradicional: intrigës politike dhe arrogancës në mëndjemadhësi folklorike e provinciale. Beneti kapërcente, nuk ndalej dhe nuk ndikohej nga “çikërrimat”! Po vinte koha që shakaja me batutën: Beneti, ka rrezik të fitojë.. po bëhej kaq jo naive, sa po kthehej në logo fitoreje që u transformua nga ai me “Shkodra Pozitive”!
Beneti nuk mbeti peng i inatit, nuk u përgjigj kurrë ashpërsisht negativisht, nuk shau, as u mor me fyerje, as me romuze, as provokime. Beneti mbeti pozitiv deri në 12.000 vota më tepër. Ishte superpozitivi njeri i zgjedhur.
Piu kafen e parë mbas fitores ( mandatit zyrtarisht) në qytet, herët në mëngjez me mua dhe kafen e parë përpara se të futej në zyrë për herë të parë si kryetar po me mua dhe Astritin!!
Sot Shkodra ka fatin e “Benetit të Bashkisë që nuk e njihnin”!!!
CILËN BASHKI?
Po, atë Bashki që pastron plehrat që janë grumbulluar si politikë administrative 33 vjeçare! Atë Bashki që shtron një rrrugë në dy krahët dhe 1 km për tre ditë. Bashkinë që ndërton korsi biçiklete përditë një. Bashkinë që në një periudhë 100 ditëshe ka 80 evente kulturore. Bashkinë ku policia bashkiake nuk ka aksion dhe dembel’llek, por punë e mision. Bashkinë që punonjësit i ka me uniformë pune. Bashkia që nuk të largon nga puna se do partia! Po pra, që nuk largoi në aksion “demokratët e mitingjeve” dhe jo punëve edhe atëhere kur sabotonin ose hungronin mërzitshëm! Bashkia që nuk ka Kryetarin partiak në fjalë dhe fjalaman të besdishëm për çdo punë. Bashkia që shpall konkurse drejtorash! Bashkia e Kryetarit që nuk merret me politikë dhe intrigë politike për administrim. Bashkia që po vesh pallatet e lakuriqsisë së degradit 33 vjeçar me kapota.
Pse Beneti?
Po, po, e kam pasur shkrim të fillimit dikur kur e propozuan. Beneti, sepse e ka seriozisht dhe sinqerisht. Beneti, sepse e hap rrugën kur ka shembje dheu se bën punën dhe detyrën jo se shajnë në FB e portale. Beneti që hap kanalet e zëna se njeh detyrën dhe përparësitë jo se ka kronika lajmesh. Beneti se organizon udhëzon e drejton, por nuk komandon apo politizon. Beneti, sepse nuk trashëgon si filozofi një administrim të një Shkodre që po shkon njëherë e përgjithmonë. Beneti që ka modelin qytetërues të punës dhe planit të realizuar. Beneti me ndihmë nga Rama sigurisht.
Sot pi shumë më rrallë kafe te Uradervishbeg ose në qender me Benetin, por çdo korsi biçiklete, rrugë e shtruar, event kulture janë ato kafe dikur që kishin bisedën e Bashkisë që Shkodra nuk kishte pasur.
Prandaj pikërisht Beneti.
Njeriu i Bashkisë që Shkodra nuk njihte prej shumë kohësh.