Do te votoje apo jo diaspora, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kerkon nga politika nje pergjigje shume shpejte. Ne te kundert, ai paralajmeron se procesi serish do te deshtoje dhe vota e emirganteve do te mbetet serish nje premtim.
“Nëse këto ndryshime nuk bëhen pas mesit të vitit të ardhshëm, do të jetë vonë. 6 muaj nuk mjaftojnë.”
Kreu i KQZ, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, thotë se topi gjendet në fushën e politikës dhe jo të insitutcionit që ai drejton.
“Nuk ka të bëjë me atë që duam t’i shpëtojmë përgjegjësisë.”
Sipas tij, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikimi në Kodin Zgjedhor, por duhet një ligj që përcakton rregullat dhe jo Komisioni Rregullator i KQZ-së.
“Kushtetuesja thotë duhet ligj, për të nxjerr aktet nënligjore, për të mundësur votën e emigrantëve.”
Është Komisioni i Reformës Zgjedhore ai që mund ta adresojë këtë cështje. Por në horizot nuk duhet asnjë impenjim nga PS-ja, apo pjesët e PD-së, për ta mbledhur shumë shpejtë. Ndëkorhë, po me kaq urgjencë, kryekomisioneri kërkoi një përgjigje nga Kuvendi, nëse do të realizohet votimit elektornik apo jo, për në Parlamentaret e 2021.