Igjithë territori bashkisë Shkodër që prej mëngjesit të sotëm është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta.
Gjatë paradites, si pasojë e erërave të forta janë regjistruar rënie të pemëve në disa zona të qytetit ku janë shkaktuar dëme materiale. Në Njësinë Administrative Shalë, është bllokuar aksi rrugor Ndërlysaj – Theth si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka njoftuar qytetarët se ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”. Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.
Ekipet e bashkisë Shkodër janë në terren për të menaxhuar situatat që mund të krijohen gjatë orëve në vijim.
Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat.