Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka theksuar se asnjë taksë nuk do të rritet. Gjatë fjalës së tij në “Asamblenë e zgjeruar të PS”, u shpreh se do të bëhet një rishikim të nivelit të lartë të taksës mbi pagën.

“Asnjë taksë nuk do të rritet. Jemi i vetmi vend në rajon që ka biznesin e vogël me zero taksë. Nuk e ka asnjëri. Dhe zero TVSH, nuk e ka asnjëri. Ndërkohë jemi duke diskutuar dhe mbase do ta arrijmë deri në fund që edhe nivelin e lartë të taksës mbi pagën të bëjmë një rishikim që nga rritja e pagave në nivelin e lartë, kam parasysh që deri dje kishim një milionëshin si nivel të lartë.

Sot nuk është kështu që edhe aty do të mundohemi të bëjmë një zbutje që të mbetet më shumë për familjet. Thënë të gjitha vijmë tek gjërat që janë për t’u bërë sepse janë më shumë sesa këto që kemi bërë. Gjërat që janë për t’u bërë, që të mos zgjatem në shumë gjëra, dua të them shkurtimisht disa prej tyre. E para, që ne të bëjmë atë kapërcim historik që kemi marrë përsipër dhe që ta kemi Shqipërinë e 2030 një vend kampion, absolut në këtë rajon për turizmin, për eksportet bujqësore, për dixhitalizimin dhe modernizimin teknologjik.”, u shpreh Rama.