Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën duke ndarë në rrjetet sociale, disa pamje nga puna në kantierin pranë Urës së Bunës.

Aty po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë, si pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës.

Rama shkruan se ky projekt do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane me të bukura në vend.