Vetëm tre kilometër larg Shkodrës, fshati Hot i Ri, pjesë e njësisë administrative Rrethina, është lënë në harresë totale.

Mungesa e ujit të pijshëm është një problematike e cila prek pothuajse 80 përqind të njësisë administrative. Sabahete Buhaj, banore e Hotit të Ri thotë se duhet të presë reshjet e shiut për të mbushur ujë në enë të ndryshme dhe ta sigurojë në vazhdimësi.

Banorët thonë se instalimet e tubacioneve të ujit të pijshëm kanë përfunduar, por uji akoma nuk ka mbërritur në banesat e tyre.

Me ardhjen e stinës së verës ato pak puse që kanë shterrojnë, duke vështirësuar jetësen e banorëve. Ndërkohë, sipas tyre, problematikat me të cilat ato përballen janë të shumta, duke nisur që nga mungesa e ujit të pijshëm, atij për vaditje, infrastruktura rrugore etj.

Në nëntor të vitit 2021 banorët kanë nënshkruar një peticion drejtuar bashkisë për zgjidhjen e këtyre problematikave dhe presin një përgjigje.