Një tjetër rrugë në qytetin e Shkodrës po i nënshtrohet rehabilitmit.
Në rrugën “Mehmet Gjyli” në lagjen Draçin të Shkodrës prej disa ditësh po vijon puna për rikonstruksionin e saj .
Ky segment rrugor prej shumë vitesh ishte në gjendje të amortizuar dhe për banorët kjo ndërhyrje ka qenë mëse e nevojshme.
Aktualisht në këtë segment rrugor me gjatësi 510 m po punohet për drenazhimin e këtij segmenti dhe shumë shpejt do të nisë të hidhet shtresa asfaltike .
Bashkia Shkodër po ndërhyn në disa rrugë perferike për përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa ky investim pritet t’i shërbejë për një numër të lartë banorësh që jetojnë në këtë zonë.