Partia Socialiste ka shtyrë me disa javë mbajtjen e kongresit, i cili më herët ishte parashikuar të zhvillohej të shtunën e 4 nëntorit.
Burime pranë PS-së dhe grupit parlamentar, konfirmojnë për RTSH-në, se në proces janë analizat e thelluara në secilën prej degëve të partisë në të gjithë vendin dhe më pas do të behet edhe ristrukturimi i degëve vendore dhe qëndrore. Aktualisht të deleguarit po prezantojnë në bazë platformën.
Parashikohet që Kongresi i socialistëve të mbahet në 10 ditëshin e parë të dhjetorit, pasi më herët të jetë votuar në parlament edhe buxheti, i cili aktualishit po i prezantohet komisioneve parlamentare, të cilët do ta analizojnë atë nen për nen, para se ti kalojë për diskutim séances plenare.
Ndërkaq, struktura e re e partisë, e propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Blend Klosi,pritet të votëbesohet. Aktualisht Sekretar organizativ është Adrian Çela, Sekretar i Programit, Milva Ekonomi, Sekretar për Çështje Zgjedhore Eridian Salianji, Sekretar Digjital dhe i Rinisë Etjen Xhafaj, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë Romina Kuko.