“Geart Ferhati, nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri”, ka arritur të krijojë “Journey Buddy”, plaftormën e parë në Shqipëri që lejon, përmes inteligjencës artificialetë mund të krijohet një plan udhëtimi i personalizuar
Gearti është renditur i pari edhe në konkursin ndërkombëtar të kodimit Tech-Fest Coding Contest, duke zgjidhur saktë dhe në kohë rekord 10 sfidat e këtij konkursi, e duke triumfuar ndërmjet 300 koduesve të niveleve junior, senior dhe expert, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Super arritje e nxënësve tanë, me projekte tepër inovatore, të realizuara përmes inteligjencës artificiale, falë programit të Kodimit dhe punës fantastike të mësuesve të TIK”- shkruan kryeministri Edi Rama për talentin e ri.