Jamarbër Malltezi ka mbërritur në komisariatin e policisë pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit para pak orësh. Ai akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani.

Malltezi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtunë sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Gjermania. Ndalimi është bërë nga SPAK, Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani dhe Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij janë vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale.