Vllaznia fitoi 0-2 në Korçë kundër Skënderbeut vendas, me ndeshjen që ishte hapëse për javën e nëntë në Superligë. Autogoli i Dëumfour dhe Antonio Delaj i dhanë tri pikë shkodranëve në transfertë.
Pas ndeshjes, trajneri Migen Memelli doli për të përshëndetur të ftuarit në emisonin “Skener”, teksa tregoi se refuzon të flasë për shkak se e bija e zyrtarit të Vllaznisë, Alban Hasani (drejtori i Akademisë), po lufton për jetën.
“Kam dalë në këtë intervistë për të respektuar të gjithë të ftuarit. Për hir të së vërtetës më duhet të jap një lajm që nuk është i mirë. Vajza e mikut tonë Alban Hasani, po lufton për jetën. Në këto kushte kemi shumë ngarkesë psikologjike”, tha Memelli.