Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme pasi SPAK caktoi një masë sigurie ndaj tij dhe arrestoi dhëndrin e familjes së tij, Jamarbër Malltezi.
Berisha deklaroi se akuzat ndaj tij janë të pabaza, por politike, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar “prokurorët e tij mercenarë” për këtë rast.
Ai u shpreh se urdhri për masën ndaj tij është në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë.