Vllaznia edhe neser do te kete shume mungesa ne fushen e lojes, megjithate do te beje çmos per ta fituar ndeshjen ndaj Skenderbeut qe do te luhet ne stadiumin e Korçes duke filluar nga ora 17:00. Nje gje te tille e ka deklaruar ne konferencen e sotme per shtyp zevendestrajneri i saj Ndriçim Shtubina kur eshte shprehur:
“Besoj se eshte e veshtire si çdo ndeshje tjeter, por skuadra nuk duhet te futet ne fushe me presionin e pikeve. Skuadra eshte stervitur mire gjate ketyre diteve, pavaresisht mungesave qe vazhdojne te jene prezent, por prapeseprape Vllaznia ka forca per te mundur çdo kundershtar dhe prandaj duhet te japim maksimumin ne fushe.
Sa i takon gjendjes se lojtareve te demtuar, ato vazhdojne te jene prezent dhe prandaj edhe kete rradhe do te kemi shume mungesa. Gjithsesi duhet te perqendrohemi sepse Vllaznia ka edhe alternativa qe do te japin maksimumin me marre tre piket. Lojtaret duhet te jene te vetedijshem se kane potencial me dhane ma shume. Ato pike qe kemi ne tabele nuk shpjegojne gjendjen reale te ekipit tone dhe te cilesive qe ajo ka ne vetvete.
Problemin kryesor edhe per neser e kemi tek mbrojtja sepse pothuajse na jane demtuar dhe nuk do te kemi te gatshem te gjithe lojtaret e kraheve, por gjithsesi ne besojme tek ato lojtaret qe do te luajne.
Skenderbeu eshte nje skuader me djem te rinj te cilet duan te tregojne se vlejne per kampionatin shqiptar, por ne i kemi cilesite me te medha prandaj duhet te futemi ne fushe me besimin per ta fituar kete ndeshje. Do luajne skuadrat e dy qyteteve me shume kulture te madhe dhe prandaj besoj se do te jete nje ndeshje e bukur, por e perseris ne do te futemi me besim per te marre trepikeshin”.
Te plote prononcimin e zevendestrajnerit te Vllaznise Ndriçim Shtubina dhene ne konferencen e sotme per shtyp mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: