Mbrëmja e kaluar nuk ishte e qetë për banorët e pallateve rreth fabrikës së miellit në Tiranë. ‘JOQ’ bën të ditur se ata dolën jashtë në oborre pasi një gaz u përhap kudo. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe as banorët nuk dinë ta shpjegojnë.
Ata ishin në merak për atë që ndodhi. Ata thanë se nuk dinë nëse mund të futen të flenë në shtëpitë e tyre apo jo dhe thonë se njerëzit po helmohen.
Raportimi i qytetares:
Pershendetje, Ka ndodhur dicka tek pallatet fabrukes mjellit. Ju lutem interesohuni se po helmohen njerzit. Ca gazi eshte dhe ca te bejne. Duhet dikush te pyesi se dim a te flem ne shpi sot ajo