Në takimin me kryetarin e Bashkisë Shkodër, z.Benet Beci me praninë e nënkryetarit, z.Onid Bejleri, diskutuam mbështetjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona, projektet prioritare që po zbatohen në Shkodër, bashkëpunimin në fusha të tjera në kuadër të task-forcave si dhe në fushën e mbrojtjes civile.