Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Dy personat e arrestuar akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ndërsa më herët, Gjykata u kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Operacioni Tempulli, i nisur më shumë se një muaj më parë, ka vënë në pranga deri më tani 99 persona, të cilët ishin pjesë e një rrjeti të organizuar që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në disa qytete të vendit. Kryesisht,. droga shitje pranë shkollave dhe lokaleve.

Policia gjatë operacionit ka arritur të seksuestrojë 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.