Me nisjen e punimeve në 11 rrugë të Shkodrës, qytetit i shtohen 56.000m2 ndriçim LED me teknologji të re miqësore ndaj mjedisit.

50 milionë lekë të rinj përfiton Shkodra nga ky financim si një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër.