Mjeku Roland Xhaxho, i cili është në hetim për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën e tij stomatologjike “Splendent” kanë rënë pre e vjedhjes. Bëhet e ditur se pastruesja, e identifikuar si A.Xhemali ka vjedhur nga shtëpia e tij mbi 45 mijë euro dhe 2 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë që është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së Xhaxhos në polici. Raportohet se ajo ka thënë që paratë e vjedhura ishin kursimet e 30 viteve të nënës së saj, që fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Pastruesja A. Xh. është kallëzuar në komisariatin nr.2 dhe tashmë është vënë nën akuzë dhe rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaxho, raporton ‘Weblajm’.