Pas aksionit të opozitës ditën e sotme, që solli bllokimin e seancës parlamentare, ministrja Elisa Spiropali ka reguar në një postim në FaceBook. Spiropali shkruan për opozitarët, se pasi u sulën me revan ndaj shtëpisë së tyre, tani tentojnë pushtimin e sallës së Kuvendit.

Ajo ka krahasuar edhe dy liderët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, ndësa i ka cilësuar edhe si “Biri dhe Ati”.

Reagimi i plotë:

FOLTORJA NË TERR
Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit.

Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza.
Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar.

Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa!
Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!