Bashkia Shkodër ka nisur një projekt për ndërhyrje në infrastrukturë në rrugët e qytetit dhe në njësitë administrative.
Aktualisht ditën e sotme është ndërhyrë në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në rrugën e gjërë pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Qytetarët shkodranë i vlerësojnë si të rëndësishme këto punime që kanë nisur.
Në këtë ndërhyrje është parashikuar sistemimi dhe asfaltimi i të gjithë bulevardit.
Ndërsa Bashkia Shkodër ka njoftuar edhe të gjithë banorët dhe bizneset për lirimin e të gjithë parkimeve përgjatë këtij segmenti gjatë ditëve të punimeve.