Kryedemokrati Sali Berisha nuk e njeh vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi të deputetëve të opozitës. Për gazetarët, ai u shpreh se edhe nëse do të përjashtohen 46 deputetë, ata nuk do të dorëzohen. Më tej, i bindur, ai tha se PD nuk do të tërhiqet më.
“Përfundimi do të jetë fitorja, akti i turpshëm ishte fikja e dritave. Edhe 46 të përjashtohen, në nuk dorëzohemi. Durim të keni. Tërheqje nuk ka më. Nuk e njohim vendimin”- tha Berisha.
Seanca e sotme plenare nuk u zhvillua pas deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave. Pas kërkesës së mazhorancës, 26 prej deputetëve të opozitës janë përjashtuar nga Komisiioni i Etikës për 10 ditë.
Deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.